AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 11:39

Aksident në aksin 'Korçë-Bilisht', përplasen dy mjete

Aksident në aksin 'Korçë-Bilisht', përplasen dy

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor 'Korçë-Bilisht'. 

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll.

Ky person, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 30-vjeçari R. B. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 30-vjeçari R. B. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.