AKTUALITET, 23 Mars 2023, 23:41

“Nuk prekin 5 ministra që janë për burg dhe përfunduam te një arkë peshk”/ Neritan Sejamini: DASH tregoi dështimin e reformës në drejtësi

“Nuk prekin 5 ministra që janë për burg dhe përfunduam

Për analistin Neritan Sejamini, raporti i DASH-it për liritë dhe të drejtat e njeriut tregoi se pas 7 viteve, reforma në drejtësi ka dështuar, sepse gjyqësori nuk ka as pavarësi dhe as integritet.

Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se gjendjen e rëndë të drejtësisë dhe të luftës së saj ndaj korrupsionit e tregojnë rastet e zyrtarëve të ndëshkuar që janë një zv/ministre e kapur me një arkë me peshk, apo ish-prokurori Adriatik Llala, ndërsa 5 ministra që janë për burg për aferën e inceneratorëve nuk i prek askush.

“Tre problemet kryesore me të cilat lidhen të drejtat e njeriut në Shqipëri janë: ndershmëria dhe pavarësia e gjyqësorit, mungesa e maeias së pavarur dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeveri, organe të zbatimit të ligjit dhe pushtet lokal.

Për herë të parë në një raport, pas 7 viteve reformë, flitet që gjyqësori nuk ka pavarësi, ndershmëri dhe integritet.

Kjo është e re dhe shqetësuese. SHBA-të, që subvencionuan për herë të parë, po pranojnë që kemi një drejtësi që nuk është e pavarur dhe është e pandershme, që ishin ndër qëllimet kryesore të reformës në drejtësi.

Se sa keq është drejtësia duket nga shembujt që sjell DASH për korrupsionin. Kanë marrë pesë njerëz për t’i përmendur. Janë një zv.ministre, një kryetar bashkie, një gjyqtar dhe prokuror që nuk e dimë kush janë dhe ish-prokurori i përgjithshëm.

Një zv.ministre që është gjynah t’i përmendësh emrin për një arkë me peshk, që nuk e futi as në punë, një kryetar bashkie. Ne kemi inceneratorët ku duhet të hyjnë në burg pesë ministra që i vihet vërdallë dhe nuk i prek askush dhe kemi përfundur për një arkë peshk”-tha Sejamini.