AKTUALITET, 23 Mars 2023, 22:35

Abilekaj: Edi Rama prishi raportin personal me Hysenbelliun dhe pastaj përdori shtetin kundër tij!

Abilekaj: Edi Rama prishi raportin personal me Hysenbelliun dhe pastaj

Enton Abilekaj ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për konfliktin mes kryeministrit Edi Rama me biznesmenin Irfan Hysenbelliu. 

Sipas Abilekajt Rama ka patur një raport personal me Hysenbelliun dhe pasi e prishi këtë raport, përdori shtetin kundër tij, duke shembur hotelin në resortin Prestige dhe duke goditur bizneset e Hysenbelliut.  

"Edi Rama nuk pyet as për Departamentin e Shtetit.

Këtu kemi prishjen e një raporti personal. Në momentin që Rama e prishi raportin personal, përdor shtetin kundër Hysenbelliut. 

Si u binden strukturat shtetërore inateve personale? Kjo është përgjegjësia e parë. E dyta, pse ka patur raport personal? Është raport personal i ndërtuar për të kompromentuar mediat që zotëron ky njeri. Është raport personal i shkëmbimit të favoreve.

Këtu me shkëmbimin e favoreve, kur mbaron, kemi sulmet e dyanshme. Njëri përdor shtetin për të sulmuar dhe tjetri përdor mediat për të sulmuar. 

Ne duhet të flasim, sepse mund të na vijë rradha nëse shkelet ky parim i shtetit ligjor", tha Abilekaj.