AKTUALITET, 23 Mars 2023, 21:25

Gazetarja tregon akuzat e SPAK ndaj Arben Ahmetajt: Po verifikohet nëse inceneratorët janë bërë vetëm me miratimin e tij, apo edhe me bekimin e kryeministrit

Gazetarja tregon akuzat e SPAK ndaj Arben Ahmetajt: Po verifikohet nëse
Fotomontazh: Ahmetaj dhe Daci

Gazetarja Glidona Daci e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke shpjeguar 4 akuzat ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se hetimi i SPAK-ut ndaj tij duhet të verifikojë nëse inceneratorët janë bërë vetëm me miratimin e tij, apo nëse ka patur edhe bekimin e kryeministrit Rama për të nisur biznesin e tyre pas VKM-së së vitit 2014, me propozimin e Ministrisë së Mjedisit që atëherë drejtohej nga z.Lefter Koka.

Biseda në studio:

Arben Ametaj po hetohet për shpërdorim detyre.  Ai ka dhënë dakordësinë që inceneratorët të bëhen me negociim, pa shpallje, ndërsa tre veprat e tjera penale që janë bërë në bazë të kallëzimit të një gazetari të rregjistruar në vitin 2023, e akuzon Ahmetajn për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Janë 4 akuza sepse janë bashkuar të dyja çështjet nga Altin Dumani dhe prokurorja Alketa Millonai.

Sejamini: Pse ministri dhe jo sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë dhe sekretarët e përgjithshëm të ministrave, që bëjnë procedurat ligjore?

Daci: SPAK, pasi mbylli hetimet për inceneratorin e Elbasanit, tha se po hetohen rolet e seicilës ministri, kush është personi që ka dhënë firmën.

Sejamini: Po pse kanë bërë një akuzë veç për z.Ahmetaj dhe nuk kanë pritur të verifikohen të gjithë?

Daci: Sepse për z.Ahmetaj ka patur edhe akuza të tjera dhe tani janë bashkuar dy procedimet në një të vetme, Ahmetaj ka përbri emrit të tij ën SPAK 4 akuza që po verifikohen dhe hetohen. SPAK po pret dy letër-porosi shumë të rëndësishme që mund të ndihmojnë ose jo hetimin. Pret nga autoritetet italiane, nëse Klodian Zoto i ka paguar paratë për të fjetur në një nga hotelet në Itali dhe autoritetet austriake. Nëse ato letër-porosi vijnë bosh, SPAK-u duhet të provojë se ku i ka bazuar akuzat ndaj Arben Ahmetajt.

Do të duhet gjithashtu të verifikohet nëse inceneratorët janë bërë vetëm me miratimin e Arben Ahmetajt, cila është lidhja e tij me tre biznesmenët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja dhe nëse ka patur edhe bekimin e kryeministrit, sepse SPAK thotë se po verifikoj se si është bërë VKM-ja numër 907 e vitit 2014, me propozimin e Ministrisë së Mjedisit që atëherë drejtohej nga z.Lefter Koka.

Deri në këtë fazë SPAk është bazuar vetëm te kallëzimet kundër Arben Ahmetajt.