TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lagje të tëra të qytetit të Durrësit janë të braktisura nga pushteti qendror dhe ai lokal.
Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" në Durrës, Igli Cara ka publikuar në rrjetet sociale një imazh tronditës nga një lagje e bashkisë Durrës.
Kushte mesjetare, baltë, rrugë me gropa dhe mungesë shërbimesh elementare për banorët është tabloja që të ofron periferia e qytetit bregdetar.
Postimi
Në mes të baltës në dimër dhe pluhurit në verë. Larg gjelbërimit dhe pa asnjë hapësirë të dedikuar. Nuk është një zgjedhje, po përditshmëria e baltosur e fëmijëve, që jetojnë në periferi të qytetit! Atje ku jetesa kushtëzohet nga mungesa e shërbimeve dhe indiferenca e Bashkisë së Durrësit. E ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të mbetet peng i Bashkisë së Durrësit! Bashkë fitojmë!
<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Figlicara.zyrtare%2Fposts%2Fpfbid035pG5CeCcrghRhCquj9bAiQRo39LcdzGUx4sn1SFs4yLTpaN7f2NzmcL1EGSw5cCQl&show_text=true&width=500" width="500" height="726" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>