TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

jë person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Shtoj në Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës, ku dyshohet se është përdorur armë zjarri.
Deri më tani, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Taulant Hoti, por nuk ka ende informacione mbi autoret e ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Priten detaje të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.