AKTUALITET, 23 Mars 2023, 23:06

“Shqiptarët të mos bien në kurthin ku ra Perëndimi"/ Genc Burimi: Rama si Putini, ndërkombëtarët i fërkojnë kurrizin

“Shqiptarët të mos bien në kurthin ku ra
Fotomontazh: Burimi dhe Rama

Gazetari Genc Burimi, në lidhje skype nga Parisi me studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, e krahasoi Ramën me Putinin, kur mori si rast goditjen e biznesit të Irfan Hysenbelliut nga qeveria. Burimi tha se nuk duhet gjykuar biznesmeni, por kryeministri Rama, ndryshe edhe shqiptarët do të bien në kurthin ku ra Perëndimi me Putinin kur erdhi në pushtet 23 vite më parë.   

“Shqiptarët e kuptojnë se ata nuk kanë votuar Irfan Hysenbelliun, që është një personazh i papërfillshëm në aspektin demokratik dhe shqiptarët nuk e kanë me atë, e kanë me Ramën.

Po të gjykojmë Irfanin do të biem në kurthin që ranë në Perëndim, kur Putini erdhi në fuqi dhe kujtuan se ishte “djalë i mirë” dhe akti i parë që bëri ai ishte t’i vinte fshesën “Irfanëve” rusë, me në krye Khodorkovskin. Dhe e lanë Putinin ta bënte. Rusët po ashtu ranë në atë kurth: oligarkët. Dhe harruan që këtë e përdorte Putini për t’i vënë fshesën gjithçkaje që ishte demokratike në Rusi.

Këtij kurthi sot do të duhet t’i shpëtojë Shqipëria. E shoh te ajo që Rama po bën me “Reporterët pa Kufi” në Francë, me raportin e DASH-it që nuk është miqësor me Shqipërinë. Ta krahasoni me atë që ka bërë për Kosovën, është ku e ku më i rreptë me Kosovën. Atje thuhet se sipas raporteve të besueshme, mediat në Kosovë frikësohen nga politikanët.

E njëjta gjë në Shqipëri, sipas observatorëve, mediat në Shqipëri influencohen.

Problemi sot është Rama, që si Putini i asaj kohe, ndërkombëtarët i fërkojnë kurrizin. Erdhi Borreli dhe Varlehyi dhe u shprehën në aspektin gjeopolitik për të mos ia lënë perandorive të të keqes, si Rusia dhe Kina.

Pra po harrohet në Ballkanin Perëndimor aspekti politik. Është i njëjti kurth që po e përjetoi Evropa dhe Franca”-tha Burimi.