TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kontrollet e SPAK në banesat e partneres dhe ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, prodhuan disa lajme të rreme në portalet shqiptare, ku u pretendua se në banesë janë gjetur sende apo objekte seksuale.
Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e ka konsideruar mjaft të rëndë këtë fakt, një përhapje të qëllimshme të lajmeve të rreme për të "përdhosur dinjitetin" e një personi.
"Duhet respektuar dinjiteti i personave. Ajo shaka e qëllimshme që u përhap nëpër media, ishte shumë banale dhe është e dënueshme, përdhosja që u bëhet njerëzve. U përhapën lajme të rreme se çfarë u gjet në banesë.
Ti mund të kesh edhe një kriminel, por dinjiteti i personave nuk mund të shpërfillet në këtë mënyrë.
Një shoqëri e zhvilluar dhe me vlera, nuk i përdhos njerëzit në këtë mënyrë, aq më tepër familjarët e tyre.
Një çështje shumë serioze e bën edhe banale. E gjithë media u përfshi me një ngazëllim…"
Sejamini gjithashtu ngriti pikëpyetje se përse SPAK nuk po heton edhe persona të tjerë, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe Sekretarët e disa ministrive, pasi kanë bërë veprime të ngjashme me Ahmetajn, i cili është nën hetim zyrtarisht nga SPAK për katër vepra penale, mes të cilave edhe shpërdorimi i detyrës.
"Vetëm fakti që është bërë pa tender, pse vetëm Ahmetaj dhe jo katër të tjerë? Pse nuk ka akuzë, për të tjerët?", pyeti analisti.