TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini thotë se biznesi i deputetit Agron Shehaj, u godit nga qeveria për shkak se ai ka denoncuar afera korruptive dhe shihet si armik i mazhorancës.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se mënyra si u godit biznesi i Shehajt, tregon se pushteti është "harbut dhe arbitrar".
Kujtojmë se sulmi ndaj biznesit të Shehajt, ishte pjesë e raportit të DASH për Shqipërinë për vitin 2022.
"Mënyra si kanë vajtur forcat policiore në këto raste (Shehaj dhe Hysenbelliu), të krijohet përshtypje se shkojnë me një urdhër nga lart, këtë lloj pushteti harbut dhe arbitrar, që nuk respekton të drejtën e askujt.
Ështe e turpshme ajo që ka ndodhur me zotin Shehaj dhe kriminale ajo që ka ndodhur me resortin e Hysenbelliut.
Çështja e Shehajt, ai është kundërshtar politik, ka denoncuar disa raste të aferave korruptive.
Është nga armiqtë kryesorë të këtij pushteti, si një biznesmen i ndershëm, që nuk ka patur kurrë funksione publike.
Rasti i zotit Shehaj është rast i pastër, i luftë kundër një kundërshtari politik", deklaroi Sejamini.