AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 09:11

Moti i keq/ Gurë të rrëzuar e pemë të thyera, si paraqitet situata në Gjirokastër

Moti i keq/ Gurë të rrëzuar e pemë të thyera, si

Thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, ndërkohë që në zonat veriore situata paraqitet më e vështirë.

Ndërkohë, në Gjirokastër, nga të dhënat e emergjencave civile, rezulton se nuk ka banesa të përmbytura apo toka bujqësore.

Por si pasojë e reshjeve të dendura disa akse janë bllokuar nga rrëzimi i gurëve dhe disa pemë janë thyer.

Njoftimi i Emergjencave Civile:

Situata e emergjencave civile në qarkun Gjirokastër deri në orën 7.00 dt 21 nëntor 2022.

Shtabi i mbrojtjes civile të Prefektit të qarkut dhe shtabet e 7 bashkive janë 24 për 24 ore në terren.
Gadishmëri efektivat, logjistika, mjetet e gatshme për ndërhyrje.

* Situata e rreshjeve ka vijuar me intensitet 24 orë rresht.
*Janë nën monitorim të gjitha digat e rezervuarëve. Rrjeti i kanaleve kulluese ka funksionuar më së miri.
*Niveli i ujit në lumenjtë Drino e sidomos në Vjosë (Përmet – Tepel) brenda kuotave.
*Nuk ka ende sipërfaqe toke të përmbytura.
*Nuk ka dëmtime të pronës publike e private.
*Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është siguruar pandërprerje.
* Të gjithë akset rrugore nacionale janë të kalueshme.

Problematika,
Ndërhyrje në akset rrugore të cilat u riparuan në kohë rekord nga ARSH Rajoni jugor.:
-shkalla e zezë Tepelenë.
-Këlcyrë – Ballaban
– Valare- Çajup
– Suhë – Zagorie
– Skërficë -Fushëbardhe
– Kolonjê – Golem
– Zenelaj – Zhulat

Defekte të furnizimit me energji elektrike dhe riparime ne kohë rekord nga brigadat e emergjencave të OSHE-së.

– Në Nj. Admin. Memaliaj e Luftinjë – Bashkia Memaliaj.
– Nj. Admin Piskovë e Frashër – bashkia Përmet.
-Nj. Admin Zagorie – bashkia Libohove.
-Nj. Admin. Dropull i sipërm – bashkia Dropull.
-Nj. Admin Odrie – bashkia Gjirokastër.

Po punohet me intensitet për pastrim të gurëve të përrenjve në rrugët e brendshme të bashkisë Gjirokastër, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Dropull, Tepelenë, Memaliaj si dhe në nj.admin. të të gjithë qarkut.

Shtabi mbrojtjes civile të prefektit të qarkut është në terren, në ndjekje e monitorim të situatës.

Moti i keq/ Gurë të rrëzuar e pemë të thyera, si

Moti i keq/ Gurë të rrëzuar e pemë të thyera, si

Moti i keq/ Gurë të rrëzuar e pemë të thyera, si

Moti i keq/ Gurë të rrëzuar e pemë të thyera, si

Moti i keq/ Gurë të rrëzuar e pemë të thyera, si

Moti i keq/ Gurë të rrëzuar e pemë të thyera, si