AKTUALITET, 17 Tetor 2022, 15:33

Kush janë dy kryebashkiakët që do të rikandidohen nga PS-ja

Kush janë dy kryebashkiakët që do të rikandidohen nga PS-ja

Raportohet se Partia Socialiste tashmë ka gati dy emrat e parë, pjesë e Kryebashkiakëve aktualë, që do të rikandidohen në zgjedhjet e vendore të 2023.

Armando Subashi dhe Eriselda Sefa janë dy nga emrat që do të rikandidojnë, përkatësisht në Bashkinë e Fierit dhe atë Lushnjës.

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve, ndërsa opozita vijon betejën përgatitore për të triumfuar në garën elektorale të 2023.

Shqipëria aktualisht numëron 61 bashki, ndërsa vijojnë diskutimet mes partive, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit për hartimin e një reforme të re territoriale, përbërja e së cilës nuk dihet ende pasi është në proces diskutimesh dhe mungon një dakordësi finale.