TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur pas daljes nga gjykata për shtyrjen e seancës së ditës së sotme.
Salianji deklaroi se është gjetur sërish një sebep për të shtyrë seancën ndërsa shpjegoi edhe prezencën e deputetëve të opozitës në sallë ditën e sotme.
Ai u shpreh se ata kanë qenë aty për të inkurajuar drejtësinë të bëjë punën e saj ndërsa shtoi se është maxhoranca ajo që bën presione për të fshehur shkeljet e ministrave të vet.
“Për të vazhduar analogjinë është në pritje çështja tjetër. U gjet sebepi për ta shtyrë sërish seancën gjyqësore. Në publik ditën e parë që është bërë denoncimi ai që ka bërë akuzën dhe unë sot jam në gjykatë ka shkuar për të kryer dënimin e tij. Prokuroria ka bërë një paçavure.
Unë nuk e di. Kjo çështje duhet të përfundonte me shpejtësi., Çështja ka dalë për të mos pasur një rishortim. Fakti që është hedhur një short drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi. Nuk duhet të jetë avokati. Publiku pret të themi provat dhe ne presim drejtësi të shpejtë.
Pjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancë gjyqësore është inkurajim për drejtësinë. Nuk kanë asgjë deputetët e opozitës përveç fjalës. Maxhorancat dhe qeveritë bëjnë presione ashtu si ka ndodhur në këtë rast”, tha Salianji.