TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati i ish ministrit Lefter Koka ka folur sot për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO që rrëzoi dhe kërkesën e radhës për zëvendësimin e masës së arrestit të tij.
Avokati ka deklaruar se ish ministri Koka ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sipas tij, ekipi ligjor i Kokës do të kërkojë gjykimin e çështjes në themel dhe aty paralajmëroi se ish ministri do të japë qëndrimin e tij.
Avokati: Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë zoti Koka për zëvendësimin e masës së sigurimit.
Ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Të premten kjo gjykatë vendosi të rrëzojë kërkesën për zëvendësimin e masës për inceneratorin e Fierit pavarësisht se administroi mendimet e pesë ekspertëve që konkluduan që Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore e nuk mund të vijojë të mbahet në paraburgim.
Gjykata mori dhe rolin e mjekëve dhe të ekspertëve.
Sot ishte kërkesa për Elbasanin, seanca e radhës në 7 nëntor pra shumë larg sa i takon ecurisë.
Në këto kushte ne si ekip ligjor i zotit Koka do të kërkojmë sa më parë që çështja të shkojë në gjyq në themel.
Ai nuk mund të vijojë të jetë në paraburgim. I vetmi person që u ndalua në momentin e parë në shtëpinë e tij. Janë më shumë se 10 muaj në ato kushte shëndetësore në një shoqëri ku do të mbizotëronte ligji ai sot do të ishte i lirë.
Ftoj mediat në procesin me dyer të hapura ku do të dëgjoni më shumë nga tani përveç akuzave politike me të cilat është arrestuar.
Ai është vërtet i sëmurë por ende gjallë e do të mbajë qëndrimin e tij përmes procesit ligjor në atë proces.
Hetimet kanë pasur kohë të mjaftueshme, janë 10 muaj që kanë kaluar duket hetuar prokuroria, nuk mund të zgjatet më se vijimi i mbajtjes në burg në këtë mënyrë në kushte të rënduara shëndetësore është i padrejtë.
Në gjykimin e themelit do të keni mundësi të dëgjoni të vërtetën e zotit Koka, fakte e argumente që nuk i keni dëgjuar deri më tani, të cilat deri më sot janë bazuar vetëm mbi atë kallëzim politik e vendimmarrjet e gjykatave kanë zgjedhur rrugën politike.