AKTUALITET, 17 Tetor 2022, 12:35

Elbasan/ Dyshohej se strehuan Talo Çelën, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Elbasan/ Dyshohej se strehuan Talo Çelën, gjykata lë në

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg, shtetasit A. B., dhe V. D. Ata u arrestuan pasi u kapën me kanabis, dhe armë pa leje.

Pas kontrollit në banesën e A. B., u gjend arsenal armësh dhe lëndë narkotike, gjithashtu edhe shuma të mëdha parash.

A. B., 60 vjeç, dyshohet se strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela në një prej pronave të tij.

Në momentin që është ndërhyrë në një banesë në fshatin Deshiran, Belsh, nuk u gjet asnjë gjurmë e Celës, por vetëm sasi e madhe parash, arsenal armësh dhe kanabis.