TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisin protesta e udhëhequra nga PD.
Lajmin Berisha e bëri të ditur gjatë një konference për mediat, teksa theksoi se askush nuk mund të tallet me djersën e shqiptarëve.
Ish-kryeministri për të ashtuquajturën “afera e inceneratorëve” bëri përgjegjës direkt vetëm dy persona, Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.
“Në shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme. Nuk mundet më kush të tallet me djersën e popullit shqiptar.
Ajo që ndodhi me Agaçin ishte një parodi tallëse, ndaj dhe denoncoj publikisht këtë qëndrim dhe ju them shqiptarëve se përgjegjësit kryesorë për aferën e inceneratorëve janë vetëm Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, që firmosin për xhepat e tyre për të mbushur valixhet me euro. Fap fap fap e tak tak tak firmosin Rama e Agaçi”, u shpreh Berisha.