AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 09:44

Begaj niset drejt Azerbajxhanit pas ftesës së homologut, fokus i takimit bashkëpunimi dypalësh për rrjetin e gazifikimit në Shqipëri

Begaj niset drejt Azerbajxhanit pas ftesës së homologut, fokus i

Presidenti, Bajram Begaj është nisur këtë të enjte Azerbajxhanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Mësohet se ditën e nesërme, më 7 korrik presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkëpunimi dypalësh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.

Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.

Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të kenë dhe një deklaratë për mediat.