TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka firmosur 13 marrëveshje me qeverinë e Kosovës, të cilat janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme.
Mësohet se këto marrëveshje ishin parashikuar që firmoseshin në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.
Postimi i Ramës
Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë.
Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.
Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.