AKTUALITET, 28 Maj 2023, 14:13

Goditi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, prokuroria kërkon që Gerti Shehu të shtrohet në Spitalin Psikiatrik

Goditi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, prokuroria
Gerti Shehu dhe Berisha i goditur

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.

Sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht. Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.

Kujtojmë se ndaj 31-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.