AKTUALITET, 25 Mars 2023, 10:40

Berisha: Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjithë pushtetet

Berisha: Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se po kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtet në Shqipëri.

Ai deklaroi se vendi ka rënë në një monizëm të dytë, ku ndryshimi është se sot bazohet tek krimi, droga dhe vjedhja e qytetarëve.

Sali Berisha: “Unë jam shumë mirënjohës për vendimin tuaj dhe dua të shtoj se FRPD është traditë e madhe dhe e fuqishme e partisë dhe vendit.

Të rinjtë bënë revolucionin demokratike të dhjetorit ’90 dhe themeluan PD. Studentët ishin ata të cilët çuan mesazhin dritën e lirisë dhe u përballën më monizmin, u bënë promotorët e fitores së PD. Shqipëria ka rënë në monizëm të dytë. Në ndryshim monizmi i sotëm bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtete se sa kontrollonte diktatori i fundit komunist në Shqipëri.

PD dhe forumi i saj u themeluan dhe mbeten gjithnjë forcat më pro-perëndimore të vendit, lokomotiva të integrimit në BE.

Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjithë pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD që bojkoti zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë PD ka vetëm një pushtetar kryebashkiakun e Shkodrës.

Erdhëm në një situatë kritike. Rama arriti me fuqinë e tij të korruptive të korruptojë krye zbuluesin e FBI, ta kontraktojë si vrasës me pagesë ndaj PD dhe opozitës shqiptare.

Ky skandal ka marrë përmasa botërore, por në ato kushte kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD, ishin të rinjtë, FRPD i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare.

FRPD kaluan me vendosmëri në mbështetje dhe morën procesin e rithemelimit të PD-së.

Kudo në mbarë Shqipërinë u bënë promovuesit kryesor të këtij pushteti, në kushtet e një agresioni nga ana e qeverisë. Rama kishte korruptuar edhe të tjerë përveç McGonigal, por ne qëndruam. Vendosëm që mes nesh të vendosnim standardet dhe normat më të mira të lirisë.”