AKTUALITET, 24 Mars 2023, 18:37

“Para 24 vitesh nuk festova dot 30-vjetorin”, Ilir Meta kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Mijëra gra e vajza ishin viktima të dhunës

“Para 24 vitesh nuk festova dot 30-vjetorin”, Ilir Meta kujton

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ka sot ditëlindjen, ka zbuluar një fakt interesant.

Ai ka treguar se 24 vite më parë nuk ka mundur të festoje 30-vjetorin, pasi NATO nisi ndërhyrjen në Kosovë për t’i dhënë fund luftës dhe genocidit të kryer nga shteti serb.

Ai e ka vënë theksin tek pasojat që lufta pati për gratë e Kosovës, të cilat ishin viktima të dhunës.

Postimi i plotë:

Para 24 vitesh, unë nuk pata kohë të festoja ditëlindjen time të 30-të.

Kishte filluar ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund gjenocidit që regjimi kriminal po ushtronte ndaj popullit të Kosovës.

Mijëra gra e vajza të Kosovës ishin viktima të dhunës.

Aksioni humanitar i NATO-s i dha popullit të Kosovës lirinë dhe i dha fund luftës në Ballkan.

Sot në Tryezën e Partisë së Lirisë “Bashkë në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, fjalimi i Erisës ku ajo citoi Madeleine Albright, më solli ndër mend këto kujtime.

Dëgjojeni mesazhin e Erisës!

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2Fpfbid02tbG3B1WGXNLDmeX5kAoMiuhGwZK76S4GJvwWN5FGbhhGNBaNYiNHmPspGxnH7jPLl&show_text=true&width=500" width="500" height="652" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>