AKTUALITET, 25 Mars 2023, 10:10

Zgjedhjet e 14 Majit, Meta: Zgjidhja e shqetësimeve të qytetarëve do të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë

Zgjedhjet e 14 Majit, Meta: Zgjidhja e shqetësimeve të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se opozita nuk ndalet në rrugëtimin e saj drejt zgjedhjeve të 14 majit 2023.

“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm. Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kreut të PL, 14 maji do të jetë fillimi i ndryshimit.

“Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror. Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji.

Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak.

Bashkë Fitojmë!"