TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre djem të rinj u vunë në prangat e policisë së Shkodrës, gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin rrugor Koplik-Hani i Hotit, ku u ndalua mjeti me të cilin ata udhëtonin.
Brenda një valixheje, tre të rinjtë kishin fshehur 17 kilogramë kanabis që tentuan ta trafikonin drejt Malit të Zi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);
J. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);
E. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).
Njoftimi nga Policia e Shkodrës
Malësi e Madhe
Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Malit të Zi.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Grizhë”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, të DVP Shkodër.
Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara kohët e fundit, për goditjen e paligjshmërisë, me qëllim sundimin e ligjit në gjithë territorin.
Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Vihen në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me specialistet për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Hani i Hotit, me qëllim trafikimin e saj, drejt Malit të Zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grizhë”.
Në kuadër të këtij operacioni, në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G.
Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe tre aparate celulare.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);
J. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);
E. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.