AKTUALITET, 24 Mars 2023, 21:28

Sondazhi/ Qeveria e zhytur në skandale, por Edi Ramës i rritet pëlqyeshmëria në popull!

Sondazhi/ Qeveria e zhytur në skandale, por Edi Ramës i rritet

Në prag të zgjedhjeve të 14 maijt Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendojnë për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. 

Mendimi pozitiv për Partinë Socialiste është rritur nga 47% në shkurt në 59.5% në mars. Ndërsa mendimi negativ për Partinë Socialist është ulur nga 50.7% në shkurt në 37.2% në mars.

Kur i shohim politikisht ata që kanë mendim pozitiv për PS ka një rritje të numrit të socialistëve nga 90.5% që ishin në shkurt në 92% në mars.

Rritje të mendimit pozitiv ka pasur edhe për kryeministrin Edi Rama nga 47.3% që ishte në shkurt në 59.1% në mars edhe pse qeveria është zhytur në skandale. Ndërsa mendimi negativ ka pësuar një rënie nga 49.7% që ishte në shkurt në 38.3% në mars.

Një rritje ka pasur edhe numri i votuesve të PD që kanë mendim pozitiv për PS nga 9.3% që ishte në shkurt në 18.3% në mars.

Po ashtu një rritje ka pasur edhe numri i të paidentifikuarve politikisht që kanë mendim pozitiv për PS nga 27.4% që ishte në shkurt në 31% që ishte në mars.