TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia reagoi sonte për raportimin e një atentati të dështuar në aksin Tiranë-Lezhë. Sipas të dhënave fillestare, u raportuar se persona të panjohur qëlluan me armë drejt një makine në lëvizje, shoferi i së cilës ka manovruar për t’u shpëtuar plumbave u përplas me një tjetër automjet.
Por policia e Lezhës tha se nuk bëhet fjalë për atentat, por thjesht për një aksident.
Sipas policisë, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Ishull-Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore kryen veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale. Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë , për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftim.