TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe atë të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj/ Lulzim Basha.
Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, PD e Berishës ka bërë një progres nga muaj shkurt. Mendimi pozitiv për PD e Berishës është rritur nga 27% që ishte në shkurt në 29.2% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e Berishës është ulur nga 70.4% që ishte në shkurt në 67.5% në mars. Por një rritje me 0.7% ka pësuar numri i qytetarëve që nuk kanë një pozicion të qartë për PD e Berishës.
Një rritje në numrin e qytetarëve që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës ka pasur edhe numri i atyre që janë të paidentifikuar politikisht, nga 15.1% që ishin në shkurt në 18% në mars.
Një rritje të perceptimit pozitiv ka pasur edhe figura e Berishës, nga 26.8% që ishte në shkurt, në mars ka shkuar 28.6%. Ndërsa mendimi negativ i qytetarëve për Berishën ka pësuar një rënie nga 70.4% në muajin shkurt, në 68.1% në mars.
Enkelejd Alibeaj/ Lulzim Basha
Barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, PD e Alibeajt ka bërë një progres nga muaj shkurt.
Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ka qenë në shkurt në 24.1% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e drejtuar nga Alibeaj është ulur nga 77% që ishte në shkurt në 72.4% në mars.
Një rritje ka pësuar edhe numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për PD e Alibeajt nga 32.5% që kanë qenë në shkurt në 43.4% në mars. Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që janë të pa identifikuar politikisht dhe kanë mendim pozitiv për PD e Alibeajt nga 10.9% në shkurt në 13.8% në mars.
Ashtu sikurse PD e drejtuar prej tij një rritje të mendimit pozitiv ka pësuar edhe vet figura e Alibeajt nga 20.8% që ka qenë në shkurt në 25.3% në mars. Ndërsa mendimi negativ për Alibeajn ka pasur një rënie nga 72.1% që ishte në shkurt në 66.8% në mars.