TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për çështjen Beleri, që ka krijuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës vijon të jetë në qeli dhe nuk lejohet të betohet.
Artan Hoxha deklaroi se ka prova që Fredi Beleri bleu vota dhe se i ka parë këto prova, por nuk mund ti nxjerrë në këto momente, sepse do të prishej procesi ligjor.
"Kryeministri në fushatë u mor personalisht me Belerin duke e fyer. Vijmë te pjesa, a ka prova për zotin Beleri? A është justifikur flagranca e zotit Beleri?
A ka prova? Po ka prova. I kam parë provat dhe i kam. Nuk mund të dalin tani sepse prishin hetimin. Nuk bëjmë dot atë që bënë kolegët grekë, që nxorrën emrat e oficerëve.
Edhe Greqia me fondet e veta ka paguar për te ngritur institucionet tona të drejtësisë.
Është ngritur çështja Beleri në të gjtihë kancelaritë në Evropë sikur po shkelen të drejtat e minoritetit. Pse nuk e ngrenë këtë problem në Finiq apo Dropull? Zona e Himarës nuk është një zonë minoritare. Aty ka nëj komunitet greqisht folës. Aty është lumi i Vlorës, Borshi, zona të tëra.
Ne ndodhemi para këtij fakti, çështja Beleri është çështje juridike gjyqësore. Kemi pastaj çështje të ngritur në mënyrë artificiale. Kjo ka tre përgjegjës, Berisha, Meta që e kandiduan dhe Edi Rama pastaj", deklaroi Hoxha.