TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari për emigracionin i Sali Berishës, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshi një pallat 10-katësh te Rruga e Kavajës në Tiranë.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxha shkruan se asnjë ndërtim nuk është me sistem antizjarr dhe se ky sistem në Shqipëri është pothuajse i rrënuar, pasi buxheti i shtetit nuk e suporton që të jetë sipas standardeve evropiane.
“Edhe pse një metër katror në kullat e Tiranës mund të kushtojë nga 1500-3000€ pothuajse asnjë ndërtim nuk është me sistemet anti zjarr, sistemi zjarrfikës ne Shqipëri eshte pothuajse i rrënuar sepse buxheti i shtetit nuk e superton qe te jete sipas standardeve europine edhe pse tashme është një nder kushtet për t’u anëtarësuar ne BE! Ligji duhet rishikuar, kontrollet duhet te jete te rrepta dhe duhen zbatuar, sot u dogje vetëm fasada e një pallati nesër rrezikon jete njerëzish nëse masat nuk do merren.”, shkruan Hoxha në Facebook.