TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini e konsideron një gabim të madh të opozitës, kandidimin e Fredi Belerit në Himarë, pasi ai është dënuar më parë për parrulla anti-shqiptare dhe fyrjen e simboleve të Shqipërisë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini deklaroi se Beleri duhet të lejohet të betohet edhe pse është i burgosur, pasi ka të drejtë si person i zgjedhur nga qytetarët, por e konsideroi cinike zgjedhjen e Berishës dhe Metës për ta kandiduar.
"Bie dakord që moslejimi i tij për tu betuar nuk duhet të kishte ndodhur. Pra duhet të betohej. Ligji shqiptar lejon që edhe të japësh një provim, të lejon me policë, jo më të betohesh për një detyrë që të kanë votuar mijëra qytetarë. Ligji shqiptar nuk lejon hapësirë për këtë, por nëse ke një dasëm, me policë ti lejohesh të dalësh nga burgu dhe të shkosh. Ky qëndrim është i pafalshëm për politikën shqiptare.
Nuk duhet të ngatërrojmë procesin e drejtësisë me procesin politik.
Kandidimi i zotit Beleri, ka qenë një zgjedhje e gabuar e opozitës shqiptare.
Është e pashpjegueshme se si opozita u bë në një koalicion ndaj një personi, që po e marrim të pafajshëm, meqenëse nuk është dënuar për masakrën e Peshkëpisë, por është dënuar për hedhje parrullash anti-shqiptare, hedhje simbolesh. Pra është i dënuar për këtë dhe shquhet për një nacionalizëm pro grek dhe njëfarë shovinizmi.
Opozita shqiptare, kanë treguar një pragmatizëm cinik në vendimin për të mbështetur Belerin.
Edhe vetë minoriteti grek mund të gjente kandidat më të përshtatshëm, nga pikëpamja e integritetit dhe imazhit personal", tha Sejamini.