AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 20:13

Sukses i madh i policisë shqiptare, pas Encës, "mega operacioni" kap "Ujkun e Cërrikut" (video)

Sukses i madh i policisë shqiptare, pas Encës, "mega

Operacioni i Policisë së Shtetit kundër narkotikëve, u pompua si një "mega operacion" që shkatërroi 23 grupe kriminale. 

Në fakt bëhet fjalë për kapjen e shpërndarësve të drogës. 

Mësohet se gjatë këtij operacioni, që u përgëzua edhe nga Kryeministri Rama, mes qindra të arrestuarëve, është edhe personazhi i njohur si "Ujku i Cërrikut". 

Gjatë shoqërimit në komisariat, ai mbante një kurorë mbi kokë dhe lëshoi një ulërim tipike për kafshën me të cilën identifikohet, pra ujkun, si për ta shtuar dozën e seriozitetit dhe rëndësisë së "mega operacionit". 

Para arrestimit të "Ujkut" dhe shkatërrimit të 23 grupeve kriminale, policia arrestoi këngëtaren Enca që kishte mbjellë në ballkonin e saj, 5 vazo me hashash. 

Me ardhjen e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, duket se policia po lufton intensivisht krimin e organizuar. 

VIDEO: