AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 19:02

Shkrumbohet një banesë në Gjirokastër, rrezikohen disa të tjera

Shkrumbohet një banesë në Gjirokastër, rrezikohen disa

Një banesë është përfshirë nga zjarri në në periferi të qytetit të Gjirokastrës. Flakët janë shfaqur në banesën e improvizuar të shtetasit me inicialet V.Xh., duke rrezikuar edhe banesat e tjera. Ngjarja ndodhi në lagjen e komunitetit romë.

Si shkak i materialeve me të cilat ishte ndërtuar kjo banesë flakët janë përhapur me shpejtësi duke e djegur në pak minuta ndërsa nga zjarri nuk janë lënduar pjesëtarët e familjes.

Ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës ka lokalizuar përhapjen e zjarrit si dhe ka evituar rrezikun për banesat e tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në banesë.