AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 19:34

Shkrumb e hi! Pamje të rrënojave nga pallati që u përfshi nga flakët në Tiranë. Një vit që ishte ndërtuar

Shkrumb e hi! Pamje të rrënojave nga pallati që u përfshi

Pamjet që shihni tregojnë atë se çka ka lënë pas zjarri që përfshiu sot një pallat në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Zjarri përfshiu një pallat 10-katësh, ku u shkaktuan shumë dëme të shumta materiale. Pallati gjendet  në zonën e ish-parkut të Autobusëve dhe ende nuk ka një informacion mbi shkaqet që solli këto pasoja.

Në pamjet e mëposhtme, shihet se si kati i fundit i pallatit, është shkrumbuar totalisht.

Flakët kanë nisur rreth  orës 14:20, në pallatin që ndodhet në rrugën “Sali Butka”. Shefi i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë ndërkaq, 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri. Ndërkohë, pallati kishte vetëm një vit që kishte përfunduar punimet.