AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 21:37

Andi Tela: Policia po bën fushatë, kishte mundësi të kapte kapot e drogës

Andi Tela: Policia po bën fushatë, kishte mundësi të kapte

Gazetari Andi Tela e ka cilësuar fushatë “megaoperacionin” e Policisë së Shtetit kundër shpërndarjes së narkotikëve.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Tela tha se policia ka patur mundësi të ndjekë edhe kapot, jo shpërndarësit, por nuk e ka çuar operacionin deri në fund. 

“Është një fushatë. Janë 233 të arrestuar, të gjithë shpërndarës. Policia pretendon se i ka ndjekur për njëfarë kohe, prandaj ka patur mundësi të ndjekë edhe kapot, të gjithë linjën e piramidës.

Pra, këtu mund të vijë një makinë dhe të fusë tre maune me domate dhe të paguajë për t’i futur kontrabandë. Pastaj policia të arrestojë për evazion fiskal shitësit. Tani, kjo drogë vjen nga dikush”-tha Tela.