TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar përmirësimet në performancën e administratës doganore. Sipas raportit paraprak të FMN-së, iniciativat e lidhura me kontrollet doganore, përpunimin e importit dhe përputhshmërinë me kërkesat e sistemeve të BE-së janë përgjithësisht në rrugën e duhur, përfshirë këtu edhe zgjerimin e programit të operatorëve të autorizuar ekonomikë.
Sipas Misionit, ka pasur zhvillime pozitive lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët vendas dhe ata ndërkombëtarë për të luftuar informalitetin.
Gjatë viteve të fundit administrata doganore shqiptare ka marrë asistencë teknike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ndërtimin e modeleve të menaxhimit të riskut në fushën e akcizës.