AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 19:17

Djegia e pallatit në Tiranë, shkrumbohen tre banesa, dëme të mëdha dhe te një tjetër

Djegia e pallatit në Tiranë, shkrumbohen tre banesa, dëme të

Pas më shumë se tre orësh, shërbimet zjarrfikëse kanë vënë në kontroll të plotë zjarrin që përfshiu pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet. Zjarri ra rreth orës 14:20 dhe dyshohet se fillimisht ka nisur në katin e fundit dhe më pas është përhapur në disa kate.

Paraprakisht dyshohet se nga zjarri janë dëmtuar tre apartamente totalisht, janë shkrumbuar, ndërsa një hyrje tjetër ka dëmtime në masën 30% të saj.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen ende shërbimet e zjarrfikëses, ndonëse zjarri është shuar totalisht. Banorët e pallatit presin një konfirmim për të parë se çfarë ka ndodhur me apartamentet e tyre.