AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 22:42

"Beleri u arrestua sepse kështu i donte qejfi Edi Ramës"/ Vangjel Dule: Askush nuk mund të pengojë Belerin të betohet

"Beleri u arrestua sepse kështu i donte qejfi Edi Ramës"/

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, komentoi në emisionin “Të Pazekspozuarit” mbajtjen në burg të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Sipas tij, Beleri u arrestua sepse kështu donte Rama dhe mbahet në burg padrejtësisht, ndërsa institucionet evropiane kanë kërkuar lirimin e tij.

Dule: Kemi reagimin e Parlamentit Europian, që thotë të lirohet Beleri. Kemi Partitë Popullore, që thonë të lirohet. Ligjet e shtetit shqiptar, i garantojnë gjithsecilit të drejtën e votës.

Drejtësia duhet të vazhdojë procesin e vet. Askush nuk është kundër drejtësisë, që të thotë fjalën e vetë. Në këto kushte, ka një fakt shumë të rëndësishëm. Zoti Beleri prezumohet i pafajshëm, derisa të kemi vendim të formës së prerë. Një njeri që prezumohet i pafajshëm, ka të drejtën që të kryejë detyrimet dhe të drejtat e veta t’i respektohen. Nuk ka arsye që ta pengojë të bëjë betimin. Ku ka një ligj që e ndalon të bëjë betimin?

Unë kontestoj shumë aspekte. Z. Beleri nuk është arrestuar në kushte flagrance, por sepse kështu i desh qejfi Edi Ramës. Ai ishte në përgjim për katër ditë, me urdhër që në momentin që të konstatohej fakti i parë kompromentues, por nuk rezultoi.

Në kushte dëshpërimi, u dha urdhër të arrestohet. Ishin kushte rrëmbimi dhe jo arrestimi. Janë sajuar fakte që nuk ekzistojnë.

Rakipi: Ju thoni që Beleri nuk ka blerë vota. Ju i keni parë povat? Pse jeni i bindur? 

Dule: Mbrojtja e zotit Beleri mohon ekzistencën e çdo fakti që mund të implikojë zotin Beleri.