TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me kryeministri Edi Rama në Moldavi, mes tensioneve në veri të Kosovës. Vuçiç ka publikuar foto nga takimi në rrjetin e tij social Instagram, ku zbuloi detaje nga biseda mes tyre.
“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruhet në postim.
Presidenti Vuçiç tha se u takua me anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, Presidenten e Republikës së Greqisë Katerina Sakelaropoulou, Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë gjatë samitit të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau.