AKTUALITET, 28 Mars 2023, 23:54

Ambasadori i Britanisë së Madhe lajmëron kthimin e disa të burgosurve nga burgjet e MB në ato shqiptare

Ambasadori i Britanisë së Madhe lajmëron kthimin e disa të

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, se gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Londër u ra dakord për transferimin e një kategorie të të burgosurve shqiptarë nga burgjet britanike në ato shqiptare.

Sipas tij, kjo vlen edhe për ata të cilët presin lirimin me kusht, që t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri.

“Të dy kryeministrat ranë dakord që të sigurohen kushtet e duhura të burgjeve. Të dy kryeministrat ranë parimisht dakord për të kryer transferimin sa më të shpejtë të mundshëm të atyre që janë klasifikuar sipas ligjit për të lëvizur nga burgjet britanike në ato shqiptare. Sigurisht, kjo do jetë më mirë edhe për ta për të qenë sa më afër familjeve të tyre. Gjithashtu kjo vlen edhe për ata të cilët presin lirimin me kusht, t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri. Këtu flasim vetëm për shtetas shqiptarë dhe sipas parametrave të përgjithshëm të marrëveshjes nuk kemi identifikuar asnjë shtetësi tjetër përveç asaj shqiptare për momentin”, tha ambasadori britanik.