TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtënat me armë zjarri që u raportuan sonte në Shkodër, kishin si objektiv një banesë në pronësi të një efektivi policie. Ngjarja se ka ndodhur në afërsi të by pass-it, në lagjen Guerrile në Shkodër.
Të dhënat janë paraprake, por nuk flitet për persona të lënduar.
"Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes"-njoftoi policia.