TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi në Kuçovë këtë pasdite kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", për kryetar bashkie, Lefter Maliqi.
Në fjalën e tij, lideri demokrat tha se ky entuziazëm dhe kjo energji e qytetarëve është burim i fuqishëm frymëzimi dhe shprese.
Fjala e Berishës:
Ne me 14 maj, votojmë qeveritarët vendorë, por e vërteta është se në 14 maj ne kemi në dorë njërin nga vendimet politike më të rëndësishme të jetës tonë. Ne kemi në dorë që në 14 maj të votojmë së pari për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri.
Nëse ne analizojmë qetësisht se si ka mundësi që në 8 vite ne rrokullisemi në këtë mënyrë, si ka mundësi që braktisim këtë tokë sikur të ishte e mallkuar dhe jo vend i bekuar. Si ka mundësi që ne në vend që të përmirësohemi çdo vit, në tërësi shkojmë duke u varfëruar.
Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët; regjimi arriti të humbasë çdo lidhje me qytetarët, të vendosë të gjitha pushtetet në duart e tij, të vendosë monizmin. Monizmat janë fatkeqësitë më të mëdha të kombeve, qoftë ata ideologjike, siç e kemi përjetuar ne atë marksist-lelinist, qoftë ato fetare teokratike, qofshin këto të cilat quhen në doktrinë mobokraci, apo pushtete të bandave dhe krimit.
Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtet se sa diktatori i fundit komunist në vitin 1990. Edi Rama sot kontrollon çdo pushtet, çka do të thotë për ju si qytetarë, liritë dhe të drejtat që ua jep kushtetuta, që janë edhe hyjnore i keni fiktive, nuk keni asnjë garanci sepse ato janë në duar të një regjimi që nuk ka ligj, kushtetutë, që bashkëpunon ditë e natë me krimin, që bazohet në drogën dhe vjedhjen tuaj.
Atëherë çfarë do të bëjmë ne më 14 maj. Do ti japin ne përgjigjen e merituar këtij regjimi, do të vendosim ne me votën tonë rikthimin e pluralizmit në Shqipëri. E kemi edhe ne një përgjegjësi, e kemi. E ndihmuam Edi Ramën ne, e ndihmuam shumë kur dorëzuam afrofe të gjitha bashkitë dhe komunat atij. I dorëzuam plotësisht dhe ishte një gabim i pafalshëm dhe PD nuk e përsërit kurrë atë.
Ne jemi një forcë politike e cila mbetet e pamposhtur për dy arsye.
E para; idealet dhe kauza jonë është e drejtë, e ndershme, fisnike, është kauza e lirisë.
E dyta ne gabojmë, por njohim dhe korrigjojmë gabimet tona. Ne nuk besojmë kurrë në të pagabueshmit, përkundrazi, analizojmë, shqyrtojmë, korrigjojmë. Ndaj dhe ne në statutin tonë shkruajtëm; PD nuk bojkoton kurrë zgjedhjet dhe kurrë nuk do ti bojkotojmë më.
Kështu që në 14 maj, demokrate e demokratë, qytetarë të të gjitha forcave politike që e doni këtë vend dhe pluralizmin, duhet të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona. Ti rikthejmë vendit pluralizmin, të largojmë monizmin me votën tonë. Monizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare.
Monizmi është mungesë lirie, liria është oksigjeni i shoqërisë, është oksigjeni i mjedisit të njeriut. Pa liri nuk ka jetë. Pa liri ka vetëm rrënim, ndaj dhe ne po largohemi dhe po largohemi nga Shqipëria