TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tereze Brigja, anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër, nga radhët e PS-së, lajmëroi se do të braktisë forcën e majtë politike në shenjë proteste ndaj keqqeverisjes së zonës së Dukagjinit nga e ka origjinën.
Në një mesazh për kolgët Brigja thotë se po largohet nga PS e Shkodrës të cilën e drejton injoranca dhe mediokriteti, duke përfshirë këtu edhe deputet apo ish-deputetë.
Mesazhi i socialistes
Përshëndetje kolegë !
Dëshiroj të jeni mirë familjarisht !
Ju bëj me dije se largohem nga PS e Shkodrës të cilën e drejton injoranca dhe mediokriteti përfshij këtu edhe deputet apo ish-deputet . Kjo nuk është partia për të cilën kam kontribuar prej vitesh...
Unë jam dukagjinase dhe ndihem krenare për vendlindjen dhe prejardhjen time . PS e Shkodrës i ka përbuzë dhe masakruar dukagjinasit duke i lënë pa rrugë, pa drita e pa shërbimet minimale, me qellim që ata të largohen nga trojet e veta e të shpërndahen nëpër botë.
Me këtë strategji kanë menduar se e zhdukun " farën " e dukagjinasit ...
Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota në Dukagjin, në një kohë kur në këshillin bashkiak këtë komunitet nuk e përfaqëson askush. Nuk besoj se dukagjinasi tenton të hapin një derë të mbyllur, se ai që e bën një gjë të tillë nuk është dukagjinas .
Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkodër të kërkojnë vota te KATOLIKËT e Shkodrës kur injorojnë dhe tallen me bësimin e tyre. Përfaqësimi i këtij komuniteti në këshillin bashkiak të Shkodrës është i papërfillshëm (nga numri rendor 1-13 nuk ka asnjë katolik).
Si kontribojnë këta drejtues idjotë në harmoninë fetare? Si munden këta idiotë t'i zëvendësojnë vlerat me antivlerat? Nuk janë mediokër, as grekë as italianë katolikët e Shkodrës, por janë shqiptarë.
Këto poshtërsi e shumë të tjera i këto e kanë çuar dhe po e çojnë Shkodrën nga humbja në humbje. Shkodra nuk e meriton këtë... Shkodra nuk është një tufë delesh që bariu idiot e çon ku t’i dojë qejfi”-shkroi Brigja.
Protesta në 2019-ën
Brigja ishte njëri prej zërave më të fortë të protestës së socialistëve të Shkodrës 4 vite më parë, në gusht 2019, kundër kandidaturës së Valdrin Pjetrit për kryetar bashkie dhe bëri edhe debat me ish-zv/kryeministren Senida Mesi që është nga Shkodra.
Ishte Sali Berisha ai që publikoi debatin me dyer të mbyllura gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, drejtuar nga ish-zv/kryeministrja Senida Mesi.
Në debatin e zbardhur, anëtarëve socialistë u kërkohet që të votohet në krye të këshillit bashkiak një grua, ku përmendet edhe emri. Kjo ka shërbyer që socialistët të “shpërthejnë”, duke nënvizuar se njësoj si me Valdrin Pjetrin, edhe në këtë rast u kërkohej të votohej një emër i panjohur për ta.
Madje, ata kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama që t’u kërkojë falje për kandidimin e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak.
“Nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohur KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë mos të shtojmë turpin…”, thotë Tereze Brigja.
“Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do të doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS, Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi”, shton ajo gjatë debatit.
Nëpërmjet një mesazhi tek Berisha, që thuhet se është anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, vendimi për kandidaten është dërguar mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:00, pavarësisht se ata kishin dakordësi për dy kandidatura të tjera.
“Papritur, pa pyetur fare për vullnetin tonë, mbrëmë rreth orës 22:00 vjen urdhëri nga Tirana për të votuar një person anonim të quajtur Brisiela Truma Kadija, ndryshe do përjashtoheshim nga partia. Pra, neve punuam gjoja për Partinë Socialiste, dhe na vjen urdhëri për të votuar një person anonim vetëm se është bija e ish-gjykatësit komunist Luan Truma dhe ka suportin e Tom Doshit që prej 4 vitesh punon kundër Partisë Socialiste”, thuhet në mesazh.
Debati i zbardhur:
Senida Mesi: Si e deleguar nga kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, z.Balla, iu përcjell urdhrin e kryeministrit që kandidatja për Kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë, ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga t.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia. (zhurmë në sallë)
Tereze Brigja: Nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohur KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë mos të shtojmë turpin…
Senida Mesi: Të mirëkuptoj! Nuk heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndodhin shpesh edhe kur jemi në Këshill Bashkiak.
Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jemi aty, po..po. se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!
Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt.
Terezë Brigja: Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do të doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS, Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prapë figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite. Kam derdhë djersë. A dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë? Nuk e dini se nuk ka të ngjashme në qytet kjo sforco. Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë….se jena malsorë e këna besë! Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prapë na komandoni. Të zhytur në turp!
Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit të partisë dhe të votës. Dhe të kërkoj hallall që të këna ba deputete, se ma ato vota je bërë deputete!
Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji. Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën.
Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, na je ta vendosim!
Anton Deda: Një sekondë! Jo, ne duam Arvi Osjen.
Lulash Nika: Jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bënu bashkë dhe dilni me një propozim.
Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar me deputetët. Vendosëm Brisela Kadia.
Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!
Luan Heta: Situata është e paprecednetë. Nuk i vemë faj askujt… Ne kemi humb pa kundërshtuar dhe kjo nuk na falet. Ngjan em një mallkim! Jam plotësisht dakort me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se e doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju të bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe në emër të KM dhe T.Ballës!!!
Senida Mesi: Ne kemi urdhër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurëne Këshillit Bashkiak.
Bledina Nika: Kjo mënyrë komunikimi e jotja moj Senidë, iu jep rezultatnin që merrni në qytet…
Teuta Zaja: Prezenca e madhe e grave në këtë sallë, na imponon më shuëm qetësi dhe vetëpërmbajtje! Le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e njoh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada, Aurora, Diana.