AKTUALITET, 28 Mars 2023, 18:30

Kandidati i Alibeajt në Kurbin: Kryesia vendosi të mos e zyrtarizojë kandidaturën time

Kandidati i Alibeajt në Kurbin: Kryesia vendosi të mos e

Ora 24:00 e mbrëmjes së djeshme ka qenë afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie në KZAZ për zgjedhjet e 14 majit, megjithatë duket se jo të gjithë kandidatët kanë arritur të regjistrohen.

Kandidati për Kurbinin, Genc Doçi, ka bërë me dije se nuk ka rritur të regjistrohet e të garojë në “Lokalet” e 14 majit.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka bërë me dije se arsyeja ka qenë pasi kandidatura e tij nuk është zyrtarizuar nga ana e Kryesisë së PD të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Postimi i plotë:

 Te nderuar qytetare te Kurbinit!

Une nuk do jem kandidat per zgjedhjet vendore te 14 Maj 2023, pavarësisht deshires time te madhe per t'u perfaqesuar. Kjo ndodhi pasi Kryesia e PDSH vendosi te mos e zyrtarizoje kandidaturen time.

Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene, e kam ndjere cdo dite ne takimet e shumta qe kemi bere bashke!

Me respekt Genc Doçi