AKTUALITET, 28 Mars 2023, 19:53

"Kandidatët tanë do të votohen masivisht", Meta thirrje qytetarëve të mos e shesin votën

"Kandidatët tanë do të votohen masivisht", Meta thirrje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vlerësoi edhe njëherë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, të dalë nga Primaret.

Në mbledhjen me Komitetin Drejtues Kombëtar, Meta u ndal te pretendentët për bashkitë e mëdha të vendit.

Meta:  Jam i bindur që koalicioni jonë do të votohet në mënyrën më bindëse në të gjithë vendin. Belind Këlliçin në Tiranë, një djalë i ri, një frymë e re, Nuk është një mashtrues, nuk është fasadë, Igli Cara në Durrës. Kishte paralajmëruar për rrezikun nga ndërtimet në Durrës. Pas 23 vitesh Durrësi do të ndryshojë dhe do ta hedhë në det planin e betonit. Luçiano Boçi do i japë mundësinë Elbasanit të drejtohet nga njerëzit e dijes. Të mos komandohet më bashkia e Elbasanit nga të fortët e rilindjes. Duhet të fitojë Bardh Spahia me mbi 2/3 të votave në Shkodër. Nuk dua të shikoj më nga ju dy gishta në qarkun e Tiranës dhe qarkun e Shkodrës. 5 gishta. 5 me 0. 

Meta akuzoi qeverinë se po jep tendera pa kriter për oligarkët.

Meta: Është një problem shumë i madh që pushteti aktual po detyron të ikin nga vendi mjekët më të mirë. Është e domosdoshme të bëjmë 50% të rritjes së pagës për bluzat e bardha. Gjërat po ndryshojnë. Nuk jam një njeri që beson në kotësi. Jam gjithmonë me këmbë në tokë. Ato po ndryshojnë me shpejtësi marramendëse. Sot dënohen me burg hallexhinjtë. Oligarkëve u jepen tendera pa fund. Afera e inceneratorëve dhe pagesat vazhdojnë edhe pse shumë ministra janë në burg.

Duke vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve, Meta apeloi qytetarët të bëhen pjesë e procesit por në mënyrë të veçantë të mos e shesin votën.

Meta: Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme ku ata që ndoshta nuk kanë marrë pjesë ne zgjedhje do të ketë një rol historik në të ardhmen e këtij vendi. T’i bindim të gjithë që ai që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk ka të drejtë të ankohet nesër. Dhe ai që shet votën nuk ka se si t’i kërkojë llogari atij që i ka blerë votën. Kjo fushatë do të jetë e bazuar te vlerat dhe te shpresa, te zgjidhjet më pozitive për shumicën e shqiptarëve. Ne përfaqësojmë vlerat më të mira. Bashkë do të fitojmë për interesin e shqiptarëve. Njëkohësisht aleanca jonë me demokratët me PBDNJ dhe PDK është një aleancë afatgjatë. Nuk është një aleancë për të fituar pushtetin vendor. Është një ndryshim që ndodh me ndryshimin e pushtetit qëndror më monist. Fillon me ligjin për referendumet, atë fuqi që populli vetë ja dha vetes me kushtetutën e vitit 1998. Kjo do të ndodhë me mbështetjen tuaj. Këto zgjedhje do të jenë surpriza më e bukur për popullin tonë dhe do të jenë lajmi më i keq për pakicën në pushtet që i ka bërë dëmet më të mëdha vendit tonë, se çdo pushtues i vendit

Gjatë fjalës së tij, Meta foli për angazhimet kryesore të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në rast të fitores në zgjedhjet lokale duke premtuar thjeshtim të sistemit të taksave dhe uljen e disa prej tyre.

Meta: Ne jemi në këtë fushatë me një ofertë shumë pozitive që mban brenda një dimension të fortë ekonomik dhe social. Nuk kemi qenë subjekt i propagandës dhe i fjalëve, por kemi qenë forcë e zgjidhjeve konkrete. Ne ofrojmë politika tërheqëse. Për të rinjtë, që të nisin biznese sociale dhe startupe, ne do japim 20 mijë. Për gratë që lindin fëmijë, ne do e zgjasim lejen e lindjes për një vit me pagë të plotë. Do trefishojmë bonusin e bebes. Për nënën që kanë 2 ose 3 më shumë fëmijë, do bëjmë diferencimin e taksave.

Ndryshimi në drejtimin e bashkive, do tregojë një model të jashtëzakonshëm në ndryshimin e zgjedehjeve kombëtare. Sistemi i taksave lokale do thjeshtohet. Nuk do përdoren gjoba intimiduese. Ne mbështesim fuqimisht planin e Belind Këlliçit për rishikimin e taksave vendore. Do adresojmë një shqetësimt ë madh të prindërve, të atyre, nënat e reja ndeshen çdo ditë të pamjaftueshmërisë së çerdheve dhe shkollave. Ne do bëjmë të mundur hapjen e dhjetra kopshteve dhe çerdheve brenda një kohe të shkurtër.