AKTUALITET, 20 October 2026, 23:32

“Adoleshentët nuk e njohin frikën, sa më shumë gaz hedh, aq më shumë sulen!”/Hoxha: Rama rreh 16-vjeçarët, pastaj thotë dua dialog…

“Adoleshentët nuk e njohin frikën, sa më shumë gaz

Gazetari Artan Hoxha, duke komentuar dhunën policore ndaj protestueve, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se janë rrahur aq shumë njerëz që nuk ta harrojnë dhunën policore dhe ajo nuk e zgjidh ngërçin politik, sepse zgjidhjen e ka në dorë Rama, me vendimin politik të largimit.

“Përdorimi i dhunës, vërtetë nuk është mjet determinues, por ky lloj eskalimi i situatës ka ardhur nga pakënaqësia. Ne po merremi me pasojat, por jo me shkakun, kryeministrin, ai që doli me karrige. 

Këtu duket sikur po nuk ekzistoi Rama nuk del dielli. Do të dalë dielli, pse është kaq e fiksuar o me Ramën, o s’ka. Me kë do të bësh dialog? Është ezauruar çdo rrugë për dialog. 

Madje, tani sapo kaloi reforma territoriale, me socialistët që dogjën teserat e partisë. 

Kur del edhe socialisti i Poliçanit dhe djeg teserën dhe nuk e dëgjon, i thua edhe kryetarit të bashkisë dil jashtë, ç’është ky dialog që kërkon? Ai bën vetëm monolog, flet vetë. 

Ka një zgjidhje dhe e ka në dorë Rama. Zgjidhja është vendim politik. Protestuesit, edhe po i shpërndau për 2-3 ditë, i ke aty për dy javë. 

Ka rrahur aq shumë njerëz që nuk e harrojnë sa të jenë gjallë. Ata nuk e njohin frikën, sa më shumë hedh gaz, aq më shumë i sulen. 

Ç’është kjo polici, që ndjek fëmijë në rrugicat e Tiranës? Pastaj del në darkë dhe thotë dua dialog”- tha Hoxha.