AKTUALITET, 14 August 2026, 16:59

VIDEO/ “Çmendet” moti! Pas temperaturave të larta, shiu e breshri përfshijnë Sarandën dhe Delvinën

Pas temperaturave të larta gjatë orëve të paradites, moti ka ndryshuar brenda pak minutash në Sarandë.

Shiu, i shoqëruar me vetëtima dhe bubullima, ka përfshirë qytetin, duke sjellë edhe një ulje të menjëhershme të temperaturave.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Delvinë, ku shiu i dendur dhe breshëri kanë përfshirë territorin në një kohë të shkurtër.