TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltarët e majtë dhe të djathtë në bashkinë e Selenicës kanë votuar kundër propozimit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, për t’u bashkuar me Vlorën. Kryetari i bashkisë, Nertil Bellaj, i cili pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së mbajtur dy ditë më parë në Kuç me disa kryebashkiakë socialistë, u shpreh se propozimin për shkrirjen e bashkisë që ai drejton e kishte mësuar nga mediat.
Bellaj e konsideroi të padrejtë zhbërjen e bashkisë Selenicë, duke argumentuar se nuk përbën barrë buxhetore për shtetin, pasi renditet ndër bashkitë me nivelin më të lartë të performancës institucionale.
“Ashtu si edhe ju, nëpërmjet TV jam njohur me draftit e komisionit të reformës që Selenica do i bashkohet Vlorës. Duhet të qëndrojmë fort në konceptin e një bashkie rurale. Ky nuk është qëndrim politik, kjo punë nuk bëhet për mua jam apo nuk jam.”, tha ai.
Në mbledhje morën pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë Selenicë, të cilët njëzëri u shprehën kundër bashkimit me Vlorën.