AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 09:37

Vranë studenten greke, shqiptari dhe greku pranojnë krimin

Vranë studenten greke, shqiptari dhe greku pranojnë krimin

Një 19 vjeçar shqiptar së bashku me një 21 vjeçar grek kanë pranuar vrasjen një vajze të re greke, Eleni Tupaludhi.

Vrasja e studentes ndodhi në datën 28 nëntor në brigjet e ishullit grek Rodos. Një ditë më pas trupi i Elenit u zbulua nga autoritetet greke, ajo ishte në det, thuajse e zhveshur.

Dy autorët kanë deklaruar në polici se e kanë marrë të renë nga shtëpia e saj në datën 27 nëntor, më pas e kanë çuar në shtëpinë e njërit prej tyre duke i kërkuar marrëdhënie seksuale, pas refuzimit ata e kanë goditur me armë të ftohtë në kokë, dhe më pas ajo ka rënë pa ndjenja. Autorët e krimit janë shprehur se kishin menduar se ajo kishte vdekur, dhe për t’u dukur si vdekje aksidentale ata e hodhën nga shkëmbinjtë në det.

Pas autopsisë që i është bërë trupit të viktimës, ka rezultuar se ajo ka humbur jetën nga mbytja në det dhe se nga dhuna vetëm kishte humbur ndjenjat.

Dy të akuzuarit i hedhin fajin njëri tjetrit, ndërsa avokatët nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën e djeshme. TPZ.AL