AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 21:45

Skandal, grabitet Drejtoria e Policisë së Durrësit, ngjarja fshihet, ja çfarë morën autorët

Skandal, grabitet Drejtoria e Policisë së Durrësit, ngjarja

Grabitet nëpërmjet thyerjes zyra e qarkullimit rrugor brenda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 28 nëntorit, duke u gdhirë 29 nëntori. Policia nuk ka bërë publike ngjarjen.

Burime të sigurta konfirmojnë për Fax News se janë marrë rreth 2 milionë lek të vjetra, që nuk dihet se përse ndodheshin brenda kësaj zyrë.

Dyshohet se kanë qenë dy të rinj që kanë thyer dritaren e kësaj zyre dhe kanë hyrë brenda saj. Policia ka ndërmarrë një aksion dhe reprezalje zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.