TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka komentuar votimin e buxhetit 2019 një ditë më parë në parlament vetëm nga mazhoranca.
Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka thotë se francezët janë ngritur në protesta për pak centë edhe pse nuk janë populli më i varfër në Evropë.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama voton në parlament një paketë taksash dhe një buxhet që rrëmben dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptarëve për t’ju a kaluar me PPP pesë miqve të tij.
Më tej Paloka shkruan ‘këtu janë në hall se kë nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplomë të kopjuar apo atë me diplomë false’.
Reagimi:
Francezët për pak cent , janë ngritur në këmbë popull e polici bashkë… dhe nuk janë populli më i varfër i Evropës…
Rama kalon në Parlament një paketë taksash dhe një buxhet që rrëmben dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptarëve për t’ju a kaluar me PPP pesë miqve të tij ( praktikisht për ti kaluar në xhepin e tij) ndërkohë që nxjerr në rrugë qindra familje pa ju dhënë asnjë cent…
por këtu janë në hall se kë nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplomë të kopjuar apo atë me diplomë false. TPZ.AL