TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mbrëmjes së djeshme IKMT ka vijuar me shembjen e banesave në zonën e Shkozës, ku fillimisht është shembur një godinë e pabanuar.
Tashmë radha i ka ardhur banesave të banuara, ku shumë prej qytetarëve kanë dalë që në orët e para të mëngjesit për t’u përballur me forcat e policisë që janë të shumta në numër.
Mes personave që protestojnë janë edhe fëmijë me lot në sy, të cilët janë detyruar që të lënë shkollën, dhe po përpiqen me çdo kusht që të mbrojnë shtëpitë e tyre.
Ndërkaq burime bëjnë me dije se është shoqëruar një prej familjeve që ndodhet në zonë, pikërisht familja e Franc Strolajt.
Janë dhjetëra familje që do të nxirren në rrugë me projektin e Unazës së madhe që do të kalojë në Shkozë.
Njësoj si banorët në zonën e Astirit dhe qytetarët në Shkozë shprehen se ata nuk janë kundër projekteve zhvillimore, po për ata duhet të jepet një zgjidhje e pranueshme nga ana e Bashkisë.