TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kilian Mbape është shpallur sot fituesi i parë i trofeut ”Kopa” që do të jepet çdo vit përkrah “Topit të Artë” për futbollistin e ri më të mirë nën 21-vjeç. Veçoria e këtij trofeu është se fituesi zgjidhet nga votimi i ish-fituesve të “Topit të Artë” në edicionet e kaluara.
“Është një nder i madh të jem këtu mes jush, mes personazheve të botës së futbollit. Ishte një nder i madh te jem mes jush, ne botën e futbollit. Përshëndes familjen time dhe shumë njerëz që nuk njoh këtu në sallë, por jam i lumtur që tregoj këtë trofe para jush.
Jam krenar që marr këtë çmim, ai mbyll një vit të shkëlqyer falë të gjithë shokëve të PSG dhe atyre të kombëtares. Kemi arritur gjithçka bashkë, diçka të jashtëzakonshme këtë vit. Ky është momenti për t’i falënderuar ata dhe më jep motivim që të vazhdoj të punoj.
A është objektivi i vitit të ardhshëm të fitoj përsëri këtë trofe dhe “Topin e Artë’? Jo, objektivi im është të fitoj çdo trofe, jo vetëm këtë”, tha duke qeshur sulmuesi francez pasi mori çmimin që jepej për herë të parë këtë vit.